Për herë të parë në Shqipëri është ndërmarrë iniciativa për krijimin e shërbimit të kërkim shpëtimit malor.

Shtimi i numri të turistëve që kërkojnë të vizitojnë mrekullitë e maleve shqiptare, por edhe incidentet e shumta që kanë ndodhur kanë bërë që një grup të rinjsh alpinistë me profesione të ndryshme të krijojnë mbi baza vullnetare grupin e Kërkim Shpëtimit Malor.

“Duke parë rritjen e turizmit malor në Shqipëri e duke dëgjuar oër aksidentet që ndodhin, nuk ka një grup të posaçëm dhe ne vendosëm të krijojmë një grup e të jemi më afër. Synimet kryesore janë në veri pasi aty ka më shumë aksidente e më pas do të zhvillohet nëtë gjithë Shipërinë.”- shprehen anëtarët.

Edhe pse në fillimet e saj, ka interes nga ana e të rinjve për t’ju bashkuar grupimit i cili do të funksionojë në kuadër të Federatës Shqiptare të Alpinizmit.

“Ne kemi marrë nismën për ta krijuar këtë shërbim, janë një grup djemsh që kanë shprehur gatishmëri. Japin ndihmë edh enë shpella, kanione e pallate pasi janë të përgatitur për këto situata”- tha Artur Guni, Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit.

Aktualisht grupimi i të rinjve të Kërkim Shpëtimit Malor janë duke u trajnuar për ndërhyrje në terrene të vështira. Ky shërbim ka synim të krijojë struktura në të gjitha qarqet, por synimi kryesor do të jetë Thethi dhe Valbona ku edhe numri i turistëve është më i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA