Një person që dyshohet se është autor i një zjarrvënieje në Rrogozhinë është vënë në pranga këtë mbrëmje.

Autori i dyshuar është Gëzim Shima, mëson gazetarja Dorjana Bezat. Ndaj tij, rëndon akuza e veprës penale shkatërrim i pronës me zjarr. Ai dyshohet se zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke me pemë të ndryshme dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.

Zjarri që nisi këtë pasdite në Rrogozhinë u përhap me shpejtësi, duke përfshirë kodrën dhe shkrumbuar një sipërfaqe të gjerë me pyje e bimësi.

Më herët gjatë pasdites, ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaroi se do të ketë dënime të rënda ndaj zjarrvënësve.

Zjarret gjatë ditëve të fundit kanë përfshirë disa qytete të vendin. Teksa flakët favorizohet nga temperaturat e larta, në disa raste dyshohet për zjarrvënie nga pakujdesia apo zjarrvënie e qëllimtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA