Foto Ilustruese

Përpos problematikave të shkaktuara nga temperaturat e larta, pickimet e insekteve mbeten shqetësuese, kryesisht gjatë stinës së verës.  

Raste të shtuara janë vënë re edhe në urgjencën e Elbasanit ku çdo ditë paraqiten qytetarë me probleme nga pickimet e insekteve.

I rrezikshëm mbetet reaksioni i shkaktuar nga pickimi i bletës dhe disa llojë të merimangave.

“Kemi pasur edhe më herët pickime nga insektet. Pickimi i bletës është i vështirë por edhe i merimangës, që mund të japin komplikacione si të vjella, djersitje e të dridhura. Në këto raste duhet të paraqiteni menjëherë pranë shërbimeve spitalore”– tha Ergys Mici, Shef i shërbimit të Urgjencës Elbasan.

Mjekët bëjnë apel që rastet e pickimeve të insekteve të mos neglizhohen pasi pasojat mund të jenë të rënda. Ndërkohë në qendër të qytetit është ngritur edhe një pikë e shërbimit shëndetësor lëvizës e cila ka për qëllim informimin e qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA