Goditën për vdekje 15-vjeçarin, Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e autorëve për lehtësim të masës së sigurisë

27/07/2023 12:17

Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, është mbajtur seanca gjyqësore për 3 të miturit nga Gramshi të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të shtetasit Orgito Çarçiu, i cili goditi për vdekje me thikë 16-vjeçarin Fatjon Bici dhe plagosi kushëririn e tij Marko Lici.

Të arrestuarit për vrasjen e kryer në bashëkpunim Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi, sot kanë kërkuar një ndryshim të masës së sigurisë, nga masa burgim në masa lehtësuese, por Gjykata ka rrëzuar kërkesën e tyre deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Si ndodhi ngjarja?

6 adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje Fatjon Bicin 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij Marko Lici.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër adoleshentët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë.

Pas konflikteve në rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt qytetit dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, larg shkollës,  në mënyrë që të mos dukeshin nga nxënësit e shkollës, mësuesit apo kalimtarët e rastit.

Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15- vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA