25/11 16:26
Edhe pse shpesh në futboll mendohet që skuadra luan në favor të kundërshtarit, duket se trajneri i Tiranës ka vendosur që të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme përballë Beshiktashit 11-tshen e suksesit të Gjeorgjisë, e cila mundi Dinamo Batumin 2-1 në Batumi.
Siç raporton gazetari ynë Endi Tufa nga Stambolli, trajneri durrsak i Tiranës ka vendosur të shkojë me parimin që skuadra fituese nuk ndryshon.
Në portë si gjithmonë do të jetë Gentian Selmani, ndërkohë që në mbrojtje katërshja Hoxhallari, Najdofski në qendër dhe nga krahët Doka dhe Përgjoni.
Në mesfushë do të jetë treshja Hila, Jonuzi dhe Lushkja ndërkohë që në repartin e avancuar mbetet treshja, Latifi, Abazaj dhe Hasani.
Top Channel