Eksperti i rrjeteve sociale: S’mund të ekzistosh në politikë pa pasur rrjete

27/07/2023 22:45

Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Gjeladini i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel theksoi se rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme në politikë.

Ai u shpreh se analiza e konkurrencës të jep një mundësi të jashtëzakonshme, por që fatkeqësisht në Shqipëri dhe në rajon ka pak organizata që e përdorin në formatin profesional.

Gjeladini: Për momentin partitë politike, politikanët, bizneset që nuk kanë një strategji të qartë që lidhet kontenti me datat, analizën e konkurrencës, sepse të jep një mundësi të jashtëzakonshme që fatkeqësisht në Shqipëri dhe në rajon mund të jenë pak organizata që e përdorin në formatin profesional siç përdoret në politikën e Izraelit. Këtu mediat sociale përdoren për pjesën e PR, rrallë herë me një kontent të mirëorganizuar, një kontent të analizuar. Kur raportonim për raporte të tilla kemi pasur probleme që njerëzit kanë thënë nuk jam unë në këtë pozicion, si e mat ti, unë kam 500 mijë ndjekës ndërkohë që top 20. Ndërkohë që matjet tona algoritmike janë ato që masim kontentin tonë real të tanishëm, nuk masim ndjekësit. Nuk e di si mund të qëndrojë një organizatë politike ose jo nëse nuk ka një dashboard ditor, çdo fjalë është e tepërt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA