Drita nis aventurën europiane, zbulohen formacionet për ndeshjen me Viktoria Plzen

27/07/2023 18:31

Drita nis nga raundi i dytë eliminator i Conference League, aventurën e saj europiane. Skuadra nga Gjilani udhëton për në transfertën e Çekisë, aty ku i pret një prej ekipeve më me traditë si Viktoria Plzen.

Një përballje e vështirësisë maksimale për të besuarit e trajnerit grek, Akis Vavalis.

Së fundmi, janë zbuluar edhe formacionet e dy skuadrave. Drita rreshtohet me katër lojtarë në prapavijë dhe me një mesfushë të ngjeshur pjesë e së cilës është edhe Rron Broja ish-lojtari i Partizanit, madje duke mbajtur shiritin e kapitenit teksa në majën e sulmit është i vetëm Ardit Tahiri që do të ketë edhe mbështetjen Muharrem Jasharit.

Në anën tjetër, çekët e drejtuar nga trajneri Miroslav Koubek e nisin me dy sulmues të deklaruar si Vydra dhe Chory ndërsa do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv për ta mbyllur kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Ndeshjen mes Plzen dhe Dritës, mund ta ndiqni ekskluzivisht në SuperSport 3 duke nisur nga ora 19:00./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA