50 balenat e bllokuara në plazhin australian ngordhin në mënyrë të mistershme (fotot)

27/07/2023 16:13

Dy ditë më parë 52 balena u bllokuan në cekësirë dhe ngordhën, teksa zyrtarët morën vendimin e vështirë për t’i dhënë fund dhe jetës së 45 të tjerave që ishin bllokuar aty por kishin mbijetuar.

Numri i balenave të vdekura në incident është tani në rreth 100.

Ekspertët detarë ende nuk e kanë idenë se përse 52 balena u bllokuan dhe vdiqën në bregun jugperëndimor të Australisë.

Megjithë përpjekjet për të shpëtuar 45 balena të tjera të mbijetuara në breg, ato u eliminuan për fat të keq, pa mundësi reale për kthimin e tyre në det.

Balenat pilot me pendë të gjatë kurrizi, ngecën në plazhin Cheynes prej të martës së 25 korrikut. Rreth 100 zyrtarë të botës së egër dhe 250 vullnetarë punuan dëshpërimisht për t’i shpëtuar duke i shtyrë drejt thellësisë, por ato vijonin të ktheheshin në breg.

Dhe shërbimet thanë se kishin marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës së tyre me qëllim të ndalonin zgjatjen e vuajtjes. “Ishte një vendim i vështirë por duhet ta bënim për balenat”, thuhej në një deklaratë të tyre.

Drejtuesi vendas për biodiversitetin Peter Hartley, tha: “Ishte një vendim i vështirë, falenderojmë veterinerët për vlerësimet dhe këshillat”.

Ende nuk ka një shpjegim të arsyes përse balenat bllokuan për vdekje veten e tyre.

Zyrtarët thonë se do të marrin analiza para se trupat e kafshëve të varrosen në tokë.

Hartley shtonte: “Duhet të mësojmë më shumë për sjelljen e tyre, për gjenetikën e tyre, nëse kishin lidhje fisnore me njëra-tjetrën”.

FOTO GALERI
1/3
Megjithë përpjekjet për të shpëtuar 45 balena të tjera të mbijetuara në breg, ato u eliminuan për fat të keq, pa mundësi reale për kthimin e tyre në det.

Top Channel