26 vjeçarja merr peng, grabit të dashurin dentist, para se të gjendej i vdekur (fotot)

27/07/2023 16:42

Jorgelys Bárbara Viloria Martínez besohet se ka vrarë Christian Gerardo Quispe Culqui pasi trupi i tij u gjet në Lurín, pranë kryeqytetit peruan Lima.

26-vjeçarja akuzohet tashmë se ka marrë peng dhe ka vrarë dentistin e ri me të cilin kishte nisur të shoqërohej.

Trupi i vikitmës ishte gjetur pranë Lima, Peru, më 26 prill, teksa Viloria u arrestua në vendin e saj të lindjes Venezuelë, më 21 korrik.

E dyshuara kishte disa vjet që jetonte në Peru dhe besohet se është njohur me viktimën prej punës së saj në një kompani mjekësore.

Ajo më pas u bë kliente e dentistit dhe më pas ata nisën një marrëdhënie.

Babai i viktimës Lucio Quispe konfirmonte se ata kishin një lidhje romantike dhe akuzon se ajo “ka rrëmbyer” djalin e tij.

Policia tha se e dyshuara besohet se është anëtare e një bande pasi kishte në krah e në qafë tatuazhe të lidhura me grupe të dhunshme.

Pas nisjes së marrëdhënies intime me viktimën, e reja besohet se i ka dhënë informacione anëtarëve të bandës për organizimin e pengmarrjes dhe grabitjes.

Dentisti i ndjerë besohet se kishte zbuluar se ajo kishte një të dashur në Kili prandaj vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre.

Ai ishte rrëmbyer me 18 prill kur anëtarëve të familjes së tij nisën t’i vinin kërkesa për para shpërblese në këmbim të lirimit.

Gjashtë ditë më vonë trupi i tij u gjet në anë të një autostrade me disa plagë plumbash në gjoks e në kokë.

Të dyshuarit kishin zbrazur paratë në llogaritë e tij.

Viloria ishte larguar në Aragua të Venezuelës ku besohet se kishte ndryshuar dhe pamjen e jashtme.

Koloneli Carlos López, i Interpol në Peru, tha: “Ajo ishte e dyshuara kryesore dhe u identifikua prej tatuazheve. Ne kemi bashkëpunim me zyrat e Interpol në Karakas që arritën ta lokalizonin”.

“Ajo ka marrë masën e 9 muaj paraburgim prej krimit të rëndë për të cilin akuzohet dhe ne do të nisim procesin e ekstradimit”.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
1/4
Jorgelys Bárbara Viloria Martínez besohet se ka vrarë Christian Gerardo Quispe Culqui pasi trupi i tij u gjet në Lurín, pranë kryeqytetit peruan Lima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA