Zyrtare/ Pa skuadër prej 2 vitesh, nigeriani firmos me Kukësin

26/07/2023 14:27

Përforcim në mesfushë për Kukësin. 

Klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e Gbolahan Mustapha. 22-vjeçari nga Nigeria, ka firmosur deri në verën e vitit 2025 me Kukësin.

Mustapha është përforcimi i pestë për klubin e Superiores. Që më parë ka siguruar firmat e lojtarëve: Vasilios Zogos Blerim Sahitaj, Mario Beshiraj, Plarent Fejzaj.

Përveç rolit të mesfushorit, afrikani Mustapha mund të aktivizohet edhe si sulmues krahu në skuadrën e Rrahman Hallaçit. Por, Mustapha qëndron pa skuadër prej janarit të vitit 2021!

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Gbolahan Mustapha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

22-vjeçari, i lindur në Lagos, Nigeri, vjen te Kukësi nga kampionati nigerian! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Gbolahan Mustapha dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirë se vjen Gbolahan”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit verilindor./ SuperSport

Skeda e Lojtarit:

Emri: Gbolahan Salami Mustapha
Mosha: 22 vjeç
Kombësia: Nigerian
Pozicioni: Mesfushor/Sulmues Krahu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA