Një 57-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi grabiti targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shtetasi me inicialet S. F., banues në Mitrovicë, kishte ushtruar veprimtarinë kriminale të vjedhjes së targave të automjeteve të turistëve nga Kosova deri në Durrës, me qëllim për t’ua shitur ato shtetasve me precedent kriminal, për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës.
Automjetet të cilave iu ishin vjedhur prangat ishin në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të disa turistëve në Durrës se u kishin vjedhur target e automjeteve, kanë nisur hetimet, është bërë identifikimi dhe arrestimi i autorit, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i targave të vjedhura në 6 automjete.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel