Ukraina ende në shqyrtim për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Parisit

26/07/2023 16:15

Ministri i Sportit të Ukrainës ka lënë të kuptohet se Kievi mund të ndryshojë politikën për anashkalimin e Lojërave Olimpike të 2024 nëse atletët nga Rusia dhe Bjellorusia lejohen të konkurrojnë.

Vadym Huttsait ka lënë të kuptohet diçka e tillë në një deklaratë pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndaloi zyrtarisht Rusinë dhe Bjellorusinë të konkurronin në Lojërat Olimpike të Parisit.

Mirëpo, IOC ende nuk ka konfirmuar nëse atletët nga Rusia dhe Bjellorusia do të jenë në gjendje të konkurrojnë si të pavarur, nën flamurin olimpik.

Në prill, Ukraina njoftoi një politikë të diskutueshme për të ndaluar ekipet e saj kombëtare sportive të konkurrojnë në ngjarje sportive globale, duke përfshirë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, nëse atletët nga Rusia dhe Bjellorusia do të konkurrojnë. 

Politika u kritikua nga disa atletë ukrainas, të cilët argumentuan se një ndalim i përgjithshëm do të ishte një plagë e vetëshkaktuar, duke e privuar Kievin nga përfaqësimi në skenën botërore.

Ne kemi filluar diskutimet me presidentët e federatave, vetë federatat, sportistët: nëse kjo do të ndodhë, a do të marrim pjesë apo jo?”- tha Huttsait.

Por ai shtoi nuanca, duke thënë: “Vendimi nuk është marrë ende dhe për këtë arsye nuk ka ende zbutje”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA