U korruptua nga Rrumi i Shijakut, SPAK dërgon për gjykim ish-avokatin e shtetit! Lidhja me pronat e Lalëzit

26/07/2023 09:35

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur kërkesë për gjykim për ish-avokatin e shtetit Irgen Kërçuku, nën akuzën se është korruptuar nga Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut.

Ai u arrestua në nëntor të 2019-tës, kur iu bë atentat bashkë me prokurorin Arjan Ndoja ndërsa ky i fundit mbeti i vdekur. Nga hetimet e kryera atij iu gjet në celular një video-përgjim të qershorit të 2017-të ku bisedonte për ryshfet me avokatin Irgen Kërçyku, që të mos apelonte procesin gjyqësor për pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit.

Irgen Kërçuku, akuzohet nga SPAK se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa  Aleksandër Laho, akuzohet se ka kryer veprën penale “ Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

SPAK thotë se është provuar se Irgen Kërçuku, me detyrë asokohe avokat i shtetit në Zyrën Vendore të Avokaturës së Shtetit, ka marrë 900 000 lekë nga Aleksandër Laho i quajtur ndryshe “Rumi”, për të mos marrë pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, lidhur pronat në Lalëz.

Ai u pagua për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas një ngërçi të gjatë ligjor me 45 mijë metra/katrorë në Gjirin e Lalëzit me paditës Pal Seçuni.

Veprimet hetimore të këtij procedimi penal janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit nën drejtimin dhe kontrollin e Prokurorit të Posaçëm.

Hetimet vazhdojnë në një procedim të ndarë për fakte të tjera penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA