Një ngjarje rrëqethëse u zbulua nga kamerat e fshehta të instaluara në një dhomë të spitalit Sant’Anna në Torino, ku ishte shtruar një vajzë shtatzënë 13-vjeçare.
Videot zbuluan se babai i vajzës, një 35-vjeçar me origjinë filipinase, ka hyrë në dhomën e spitalit për të përdhunuar vajzën e tij. Burri u arrestua në flagrancë dhe u akuzuar për abuzim seksual të rëndë. Tashmë ndodhet në burgun e Lorusso dhe Cutugno.
Historia e 13-vjeçares u publikua nga gazeta La Stampa, e cila nis në fillim të korrikut, kur vajza mbërriti në spital në gjendje të avancuar shtatzënie. Ajo ka qenë e çorientuar dhe e frikësuar dhe nuk i ka dhënë përgjigje të qarta stafit mjekësor, kur iu kërkua informacion për partnerin e saj. Në fillim ajo u shpreh se ka takuar një burrë në rrjetet sociale, më pas tregoi se ka marrë pjesë në një bisedë takimesh. As nëna e vajzës nuk ka dhënë një versioni të besueshëm të lidhjes që kishte vajza e saj 13 vjeçare.
Spitali raportoi rastin në polici dhe nisën hetimet. U vendosën disa kamera në dhomën ku ndodhej e shtruar 13-vjeçarja, për të regjistruar vizitat. E reja mori vizita nga familja e saj, nëna dhe vëllezërit e motrat më të vegjël, e më pas edhe nga babai i saj, i cili më 10 korrik u zbulua dhe u arrestua në tentativë për të përdhunuar vajzën e tij.
Tashmë po vijojnë hetimet për të konstatuar nëse e reja i ka besuar dikujt tjetër dhe nëse ka pasur abuzime të mëparshme nga ana e të atit i cili ka një të kaluar të pastër dhe që prej rreth dhjetë vitesh banon në Itali. Janë sekuestruar celularët dhe priten edhe rezultatet e testit të ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija që pret 13-vjeçarja nuk është për shkak të abuzimit të mëparshëm nga babai.
Top Channel