Një sasi lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.
Lënda plasëse është hedhur në banesën ku banon Altin Lamçe, e cila është në pronësi të Albert Turkut, kunatit të Lamçes. Është hera e tretë që në këtë banesë hidhet lëndë plasëse.
“Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sipas policisë.
Rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ndërsa rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022.
Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës.”
Top Channel