Të paktën 23 të vrarë në tragjedinë e autobusit në Senegal (fotot)

26/07/2023 19:26

Të paktën njëzet e tre njerëz besohet se kanë humbur sot jetën në një aksident të rëndë automobilistik në veri të Senegalit, njoftonte presidenti i vendit Macky Sall.

Më herët zyrtarë të zjarrfikësave dhe ndihmës se shpejtë thanë për mediat se 22 njerëz kishin humbur jetën dhe të paktën 50 ishin plagosur.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Ngeune Sarre në rajonin Louga, por zyrtarët nuk shpjeguan shkakun, apo dhe kohën e aksidentit.

Ata kishin publikuar vetëm pamjet e autobusit të shkatërruar në anë të një rruge rurale teksa viktimat e të plagosurit dukej se ishin larguar

Presidenti në komentin e tij bënte tirrje për më shumë kujdes në rrugë nga drejtuesit, ndërsa ministri i brendshëm Abdoulaye Diome tha se ishte duke shkuar në vendin e aksidentit.

Në janar të këtij viti, 19 njerëz humbën jetën dhe 24 u plagosën në një aksident në të njëjtën zonë  teksa autoritetet janë kritikuar shpesh për numrin e madh të aksidenteve në rrugët e Senegalit.

Qeveria ka reaguar disa herë duke vendosur masa të reja si ndalimi udhëtimit të autobusëve gjatë natës, por efektet kanë qenë të vogla.

Janë disa vende në Afrikë ku automjetet e vjetëruara, zyrtarët e korruptuar dhe shkaqe të tjera kontribuojnë në numrin e tragjedive të transportit.

FOTO GALERI
1/3
Të paktën njëzet e tre njerëz besohet se kanë humbur sot jetën në një aksident të rëndë automobilistik në veri të Senegalit, njoftonte presidenti i vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA