Fituesi i edicionit të parë të “Top Fest”, Stine rikthehet në Top Channel për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP 5 Kryesocialisti Edi Rama pasditen e sotme ka thirrur asamblenë kombëtare të PS.
Në fjalën e tij kryetari i PS Edi Rama, do ta vërë theksin tek përgjegjësia që lind prej fitores së thellë në lokalet e 14 Majit.
Kjo Asamblesë Kombëtare do ti shërbejë PS edhe për të zgjedhur kreun e ri të grupit parlamentar pas marrjes së detyrës nga Taulant Balla si ministër i punëve të brendshme.
Nuk përjashtohet mundësia prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe.
Kjo në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 2025.
Drejtues të selisë rozë, kontaktuar prej Top Channel deklaruan, se e përjashtojnë hë për hë, mundësinë e shfrytëzimit të kësaj asambleje nga Edi Rama për ndryshime të mundshme shumë të përfolura në qeveri.
Kryeministri Edi Rama planifikon në datat 28-29 Korrik një takim dy ditor informal pune, me të gjithë ministrat, i cili planifikohet të mbahet në Tepelenë
Top Channel