Katër persona janë nën hetim pasi akuzohen për ndotje akustike dhe prishjes së qetësisë së pushuesve dhe qytetarëve në Durrës, Himarë dhe Velipojë.
Konkretisht:
S. L., 33 vjeç, banues në Durrës dhe F. I., 26 vjeç, banues në Qerret, pasi ushtronin aktivitet me muzikë të lartë në dy subjekte të ndryshme, në Durrës;
B. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e lokalit të tij, në Himarë;
A. M., 48 vjeçe, banuese në Velipojë, pasi ushtronte aktivitet me muzikë të lartë, në ambientet e jashtme të lokalit të saj, në Velipojë.
Po ashtu Q. M., 58 vjeç, banues në Elbasan, është nën hetim pasi ka shkaktuar ndotje akustike me zhurmën që shkaktonte gjatë punës në zdrukthëtarinë e tij, në Elbasan.
“Shërbimet e Policisë, në zbatimin të planit të masave të hartuar për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, nisur dhe nga ankesat e qytetarëve, për zhurmat e larta, kanë vijuar kontrollet në zonat bregdetare, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të ndotjes akustike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që konstatojnë raste të ndotjes akustike apo raste të çdolloj paligjshmërie tjetër, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.
Top Channel