Pas fitores 1-0 të Strugës ndaj Buducnost në ndeshjen e vlefshme për raundit e dytë eliminator të Conference League, për SuperSport foli edhe autori i golit Besart Ibraimi.
Sulmuesi u shpreh se për të është një kënaqësi e dyfishtë kur golat që shënon shërbejnë edhe për fitoren e skuadrës ndërsa shtoi se rezultati 1-0 do ta mbajë ekipin e përqendruar në maksimum.
“Është kënaqësi kur golat shërbejnë dhe arrijmë fitore, mund të shënonim më shumë. Ky rezultat do ta na japë në ndeshjen e kthimit më shumë siguri. 1-0 na jep më shumë përgjegjësi, ajo ndeshje që humbëm për pesë minuta me Zalgiris na ka bërë më të fortë që të jemi edhe më të përqendruar. Ky rezultat na bën punë se do të jemi më të përkushtuar”, u shpreh Ibraimi./ Super Sport
Top Channel