Mbi 4 mijë bimë kanabisi janë asgjesuar gjatë një operacioni antidrogë në Malësinë e Krujës.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në bazë të Planit të Masave dhe Planit Operacional të hartuar nga DVP Tiranë, prej mëngjesit të sotëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me mbështetjen e FNSH Tiranë dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, finalizuan fazën e 32-të të megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës.
Gjatë kësaj faze u gjetën dhe asgjesuan 4941 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara.
Strukturat hetimore vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel