Një nënë e re është arrestuar, pasi një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur dhe e copëtuar në një çantë shpine në shtëpinë e saj, në një periferi të Parisit.
21-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, thuhet se lindi në komunën Stains, në zonën Seine-Saint-Denis në periferinë veriore të kryeqytetit francez.
E reja, e cila jeton me prindërit, u tha dy miqve të saj se kishte lindur. Ajo u tha miqve se fëmija kishte lindur i vdekur dhe se do ta copëtonte, sipas policisë. Oficerët besojnë se e reja mund të ketë lindur më 17 korrik. Raportohet se ajo u arrestua për vrasje me dashje të një të mituri nën moshën 15-vjeçare.
Më pas ajo u lirua të hënën dhe u shtrua në një institucion psikiatrik, ku mjekët që e përshkruan gjendjen e saj mendore si ‘të brishtë’. Prokurorët francezë kanë deklaruar se e kishin gjetur foshnjën e porsalindur të copëtuar, në një çantë shpine, në dhomën e saj.
Autoritetet po hetojnë nëse ajo ishte apo jo në dijeni të shtatzënisë së saj dhe nëse e reja vuante nga një gjendje e quajtur mohimi i shtatzënisë, ku gruaja në mënyrë të pandërgjegjshme është në dijeni të shtatzënisë së saj, por mohon ekzistencën e saj.
Policia po heton nëse prindërit e së resë kanë pasur dijeni për shtatzëninë e vajzës së tyre apo për vrasjen e dyshuar të foshnjës.
Sipas policisë hetimet po vazhdojnë.
Top Channel