Leo Messi shënon sërish me Inter Miamin. Pasi debutoi me skuadrën amerikane me një eurogol në minutat shtesë, Kampioni i Botës dhe shtatë herë fituesi i Topit të Artë, realizoi dygolësh në takimin e dytë me skuadrën e re.
Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me “pleshtin” që festoi dy herë brenda 22 minuta të para. Në pjesën e dytë dhuroi asistin për golin e katërt të Interit.
Dy fitore në po kaq ndeshje për skuadrën në Kupën e Ligës së Amerikës Veriore dhe Qendrore. Me realizimet e fundit, legjenda argjentinase ka vendosur një rekord të ri.
Atlanta United është skuadra numër 100 që 36-vjeçari ndëshkon në karrierën me klube. Me Messin që po shijon aventurën e tretë pas Barcelonës dhe PSG-së. /Supersport
Top Channel