Britanikja akuzon se u zhvesh, drogua e sulmua seksualisht nga policia e Manchester (fotot)

26/07/2023 15:35

Një grua që pretendon se është droguar, zhveshur e sulmuar seksualisht kur ishte pa ndjenja gjatë paraburgimit në policinë e Manchester në veri të Britanisë, ka publikuar pamje të saj kur ishte e zhveshur në qeli pasi dyshohej se kishte marrë mbi mbidozë drogash.

Pamjet që janë publikuar nga vetë viktima Zayna Iman, 38 vjeçe, e tregojnë atë që vendoset në një dyshek nga tre policë, që më pas i heqind xhinset dhe i presin të brendshmet, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

Policia tha se i hoqi të brendshmet për arsye sigurie.

Në pamje shihen oficerët që i veshin asaj rrobat e paraburgimit dhe gjithsesi duke e lënë të zhveshur nga mesi e lart në qeli.

Rrjeti Sky News që publikoi i pari pamjet tha se ka rreth tre orë pamje të zhdukura nga kamerat e sigurisë së policisë së Manchester që ata nuk dorëzuan.

Policia tha se ka ngritur ankesa ndaj denoncimit pasi nuk ka prova se punonjësit kanë kryer shkelje kriminale.

Por akuzuesja duke folur me rrjetin Sky News, tha: “Në vend që t’i jepin një femre pa ndjenja ndihmë mjekësore, ata vetëm i hoqën rrobat dhe e lanë aty”.

“Kjo është diçka që policia bën vetëm për veset e tyre perverse”.

Policia tha se në ngjarjen e dy viteve më parë, ata kishin hyrë në shtëpinë e zonjushës Iman pasi u njoftuan për një person në trazire prej konsumit të drogave. Gruaja ishte arrestuar pas një sulmi ndaj një oficereje femër.

Ndërsa akuzat e saj për abuzim seksual mbështeten nga të dhënat mjekësore që tregonin plagosje në organet seksuale.

Ish-zyrtari i policisë Martin Harding, i cili ka parë pamjet e shpërndara, tha se besonte se ajo ishte përdhunuar.

Sky News tha se në pamjet e dorëzuara nga policia kishte tre ndërprerje të konsiderueshme.

Policia e Manchester tha në një deklaratë: “Ne e kuptojmë se individët janë të pakënaqur me shërbimin pas arrestimit dhe ankesat e tyre hetohet nga efektivët. Megjithse hetimi vijon nuk ka prova se punonjësit kanë kryer shkelje kriminale”.

FOTO GALERI
2/5
Në pamje shihen oficerët që i veshin asaj rrobat e paraburgimit dhe gjithsesi duke e lënë të zhveshur nga mesi e lart në qeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA