BE ndalon eksportin e pajisjeve të fushëbetejës në Bjellorusi

26/07/2023 17:29

Bashkimi Evropian ka ndaluar eksportet e pajisjeve të fushëbetejës dhe pjesëve të avionëve në Bjellorusi, duke zgjeruar kështu programin e sanksioneve kundër aleatëve rusë.

Motorët e avionëve dhe ato që përshkruhen si “mallra të fushës së betejës dhe aviacionit me përdorim të dyfishtë” janë ndër produktet e ndaluara. Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian aktualisht e mban Spanja.

Delegacioni spanjoll i BE-së i përshkroi sanksionet si një përgjigje ndaj “situatës në Bjellorusi dhe përfshirjes së Bjellorusisë në agresionin rus kundër Ukrainës”.

Vendimi do të hyjë në fuqi vetëm nga e premtja, nëse asnjë nga 27 shtetet anëtare nuk bënë një refuzim të minutës së fundit. Vendosja e sanksioneve kërkon miratimin e 27 vendeve anëtare, diçka që ka munguar më herët për një paketë më të gjerë kufizimesh që do të synonte industrinë bjelloruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA