“Askush mbi klubin”, Simeone thumbon ‘rebelin’ e Atletico Madrid

26/07/2023 15:49

Joao Felix ka prishur raportet me Diego Simeonen.

Sulmuesi portugez, i cili i kushtoi 127 mln euro Atletico Madrid, u rikthye te “Colchoneros” pas huazimit te Chelsea në fazën e dytë të sezonit të fundit.

23-vjeçari shprehu publikisht disa ditë më parë dëshirën për t’u transferuar te Barcelona. Duke deklaruar se ëndrra e tij e madhe është të luajë një ditë në “Camp Nou” me katalanasit.

“Askush nuk është mbi klubin. Ne duhet të japim gjithmonë më të mirën tonë. Kur vjen tek Atletico, këtu janë disa vlera që duhen marrë parasysh. Si respekti, përulësia dhe përkushtimi”, deklaroi Simeone.

Më pas një koment për Alvaro Moratën, emri i të cilit është lidhur me disa klube të Serie A. “Nuk do të flas publikisht në lidhje me çfarë kemi biseduar së bashku. Jam i lumtur me Moratën, ai është një futbollist i rëndësishëm për ne”, theksoi Cholo Simeone, trajneri më i paguar në planet./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA