Asambleja e Partisë Socialiste/ Rama shkarkon të gjithë sekretariatin! Çuçi kryetar grupi, Klosi Sekretar i Përgjithshëm

26/07/2023 19:05

Mbledhja e Asamblesë socialiste disa orë përpara nisjes, u eklipsua nga lajmi për një shkarkim të mundshëm të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Tek sa mbërriti për të hyrë në asamble, Edi Rama pa koment vetëm më një fjalë dha këtë përgjigje nëse e kishte shkarkuar ministren e financave.

 Edi Rama: Jo.

Jo-në e Edi Ramës e përforcoi vetë Delina Ibrahimaj e pyetur nëse vijonte të ishte ministre.

 Delina Ibrahimaj: Jam në detyrë, thashethem vere.

Për herë të parë pas marrjes të drejtimit të PS nga  Edi Rama në 2005, ky forum i socialistëve,  u zhvillua me dyer të mbyllura.

Madje edhe me telefona të fikur të të gjithë anëtarëve të asamblesë. Siç edhe Top Channel raportoi Edi Rama nuk e përdori këtë asamble për ndryshime të shumë përfolura  në qeveri siç bëri  në 2018 ku zëvendësoi disa ministra.

Nëse do të ketë ndryshime të pritshme në qeveri ato priten të ndodhin në shtator. Megjithatë shkarkime të tjera në nivel partiak  nuk munguan.

I pari i socialistëve ka kritikuar për punë të dobët të gjithë sekretariatin e partisë duke i shkarkuar.

Si i komanduar deri në kongresin e jashtëzakonshëm që pritet të mbahet në muajt në vazhdim, vendin e Damian Gjiknurit si sekretar i përgjithshëm në PS do ta mbajë ish ministri Blendi Klosi.

Ndërsa vendin bosh të lënë nga Taulant Balla si kryetar grupi parlamentar ia besoi Blendi Çuçit.

Të shkarkuarit e sekretariatit janë Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji; Sekretarja për Burimet Njerëzore, Anila Denaj;  Sekretarja për Koordinimin, Blerina Gjylameti; Sekretari Digjital, Etjen Xhafaj;  Sekretarja për Gruan, Etilda Gjonaj; Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko dhe Sekretari për Migracionin, Laert Duraj.

Fjala e krye-socialistit Edi Rama në këtë asamble u fokusua,  në aspektin organizativ të PS, por nuk mungoi edhe porosia për ministrat, deputetët dhe kryetarët e bashkive për të qëndruar lag zullumeve korruptive, të cilat do t’i çojnë tek dera e SPAK, siç ka ndodhur me disa kolegë të tyre.

FOTO GALERI
3/134

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA