“50 deri në 100 operacione nata”/ Brenda spitaleve të Ukrainës: Me ngadalësimin e kundërofensivës, mjekët më të zënë se kurrë

26/07/2023 16:50

Mechnikov është një nga spitalet më të mëdha të Ukrainës. I vendosur në rajonin lindor të Donetskut, ai merret me trajtimin e ushtarëve që luftojnë përgjatë vijës së parë të frontit të luftës, 900 milje në jug dhe në rajonet lindore të pushtuara nga Rusia.

Mjekët në spital janë të paqartë për numrin e lënduarve që trajtojnë çdo ditë. Ata thonë se ka pasur një rritje të ushtarëve të plagosur që kanë mbërritur që nga fillimi i kundërofensivës së madhe të Ukrainës në fillim të qershorit. Kirurgët sqarojnë se aktualisht janë më të zënë se në çdo kohë tjetër që nga pushtimi i Rusisë 18 muaj më parë. Çdo natë nevojiten nga 50 deri në 100 operacione.

Dr. Serhii Ryzhenko, njëherazi mjeku kryesor i spitalit, thotë se: “Këtu shohim më të keqen e vijës së parë. Ne kemi 50 salla operacioni dhe nuk mjaftojnë.”

Me rreth 400 mjekë të shpërndarë në gjashtë ndërtesa, Mechnikov punon kryesisht si një spital normal gjatë ditës, duke ndihmuar pacientët me kancer dhe sëmundje kronike. Për t’u rikthyer në spital ushtarak gjatë natës. Ushtarët e plagosur zakonisht kujdesen në spitale më afër vijës së frontit.

Pasi stabilizohen, ata sillen në Mechnikov, një udhëtim që ndonjëherë mund të zgjasë gjysmë dite. Ushtarë me gjymtyrë të fashuara të njomur në gjak. Fytyra të nxira nga dëmtimi për shkak të copëzave të metaleve të marra nga shpërthimi i bombave. Fytyra të ngrira nga tronditja. Pasi të trajtohen, ushtarët dërgohen për t’u rikuperuar diku tjetër për të krijuar hapësirë ​​për të plagosurit e natës së ardhshme.

22-vjeçari, Oleh Halah, mbërrin i plagosur nga artileria e një tanku rus pranë Lyman në rajonin e Donetsk. Është plagosur në pjesën e barkut dhe këmbëve. Duke u munduar të flasë në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, ai thotë se toga e tij pa tankun që po vinte, por artileria i goditi para se të arrinin tek granatahedhësi i tyre.

“Të shtënat janë të pandalshme“- thotë ai. “Njëzet e katër orë në ditë, të shtëna të vazhdueshme, gjatë gjithë kohës… nëse jo këmbësoria ruse, atëherë artileria”.

Disa nga ushtarët e trajtuar në spital ndodhë të kenë miq dhe familjarë pranë për mbështetje. Maksym zgjohet në kujdesin intensiv. Si shumica e atyre në spital, edhe ai u plagos duke luftuar në rajonin e Donetsk. Ai surprizohet kur sheh aty bashkëshorten Olena. Ajo i jep një puthje për ta lehtësuar. Olena kishte udhëtuar me të motrën e Maksym, kur mësuan se ai kishte hyrë në operacion.

“Jam shumë i lumtur që arrita t’i shoh edhe një herë“- tha Maksym. Mjekët thonë se pjesa më e madhe e lëndimeve të trajtuara janë plagë nga prerje.

Dr. Mykyta Lombrozov po operon një ushtar me një dëmtim të copëzave metalike në anën e majtë të trurit të tij. Pjesët e grimcuara i hiqen nga kafka një nga një, derisa të bëhet pastrimi i plotë i trurit të ushtarit nga copëzat metalike. Është një operacion që normalisht do të zgjaste katër orë. Dr. Lombrozov ka mësuar ta bëjë atë ndërhyrje në 55 minuta, duke qenë se i është bërë rutinë tashmë pasi e kryen deri në 8 herë brenda një turni 24-orësh.

“Është shumë e rëndësishme për mua, prandaj jam këtu. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë punojmë këtu”, thotë ai ndërsa shikon ushtarin e shtrirë në sallë të operacionit. “Ai është heroi ynë.”

FOTO GALERI
3/5
28-vjeçarja Dr Mykyta Lombrozov në operacion. Foto: AP

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA