Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se Kosova nuk do zgjedhje në veri, por arrestimi e serbëve.

 “Lërini të bëjnë punën e tyre, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, pohoi Vuçiç ndërsa kërkoi nga Bashkimi Europian që të ndërhy për lirimin e serbëve të arrestuar nga ana policisë kosovare, të cilët sipas tij, janë keqtrajtuar.

Deklaratat Vuçiç I bëri për gazetarët gjatë një takimi që pati me forcat e armatosura. Qëndrim ky i kundërt me atë të BE-së që i kërkon shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri të Kosovës dhe pjesëmarrjen në votime të të gjithë serbëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA