Forcat izraelite shiheshin sot të bllokonin vendngjarjen ku më herët 3 palestinezë u vranë nga plumbat izraelitë sipas ministrisë palestineze të shëndetsisë, të cilët sipas ushtrisë izraelite kishin hapur zjarr ndaj tyre nga një automjet.
Vrasja e tre palestinezëve sot në Bregun Perëndimor është episodi më i fundit i dhunës së përshkallëzuar nga ushtria hebreje prej fillimit të vitit.
“Tre palestinezë janë vrarë nga plumbat izraelitë në Nablus,” tha ministra palestineze e shëndetesisë, teksa grupi militant Hamas, që kontrollon në Rripin e Gazës tha se tre viktimat ishin anëtarë të tij, shkruan rrjeti AFP.
Ushtria e Izraelit tha se tre “terroristët” kishin hapur zjarr ndaj ushtarëve nga një automjet në zonën e Nablus dhe ata kishin kthyer zjarrin duke i “neutralizuar”.
Ushtria shtoi se kishte rikuperuar nga viktimat “tre automatikë M-16 dhe pajisje të tjera ushtarake”.
Ministria palestineze e shëndetësisë identifikonte të vrarët si Nour al-Deen al-Ardah, 32 vjeç, Montaser Salameh, 33, e Saad al-Kharaz, 43 vjeç.
“Ne mbajmë zi për martirët tanë heroikë që vdiqën këtë mëngjes në përplasje të armatosur me forcat pushtuese në Nablus,” tha Hamas në një deklaratë.
Top Channel