Personazhet e pavdekshme/ Ndër 100 librat më të mirë për fëmijë: Pipi, Liza dhe Princi i vogël

25/07/2023 15:28

Ndër titujt e 100 librave të shekullit për fëmijë në një sondazh të publikuar nga BBC janë dhe disa botime që ndër vite kanë zënë vend në bibliotekat e shqiptarëve.

Që nga “Liza në botën e çudirave”, “Pipi çorapegjata”, apo “Princi i vogël”.

Vepra që Ljuiz Kerwll shkruajti në shekullin e 19 apo Astrid Lindgren e Antuan dë Sant Ekzyperi në vitet 40 të shekullit të kaluar pëlqehen në çdo kohë. Heronjtë, fëmijë të zakonshëm me aftësi të pazakonta i rezistojnë kohës.

Kurajo, qëndresa apo refuzimi për t’u nënshtruar ndaj normave i bëjnë të rezonojnë në çdo brez, nga prindërit te fëmijët. E tillë është Pipi e shkrimtares suedeze Astrid Lindgren.

Sot një tjetër suedeze, aktivistja Greta Thunberg shpesh portretizohet si fëmija me mendime progresive e shekullit të 20-të. Figura e Pipit që vë në pikëpyetje çdo autoritet riciklohet si roli model për vajzat.

Në përgjithësi të gjithë librat më të pëlqyer kanë subjekt një konflikt, qoftë me shoqërinë, të mëdhenjtë apo shokët në shkollë dhe si protagonistë heronj trima që ngrenë krye me guxim. S’ka rëndësi çfarë shekulli lindin por fëmijëve në çdo kohë u pëlqejnë personazhet që nuk kanë frikë të ngrenë zërin e të flasin kundër padrejtësive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA