Në Shkodër, Mirditë dhe Tropojë janë zhvilluar operacione policiore antikanbis, ku u asgjësuan në total 4165 bimë narkotike.
Konkretisht në qarkun e Shkodrës, gjatë fazës së 9-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” u asgjësuan 3295 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në disa fshatra, në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës dhe Pukë.
Në qarkun Lezhë, gjatë fazës së 30-të të operacionit policor të koduar “Imazhi” u asgjësuan 513 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në një fshat të Mirditës.
Ndërsa në qarkun Kukës, gjatë fazës së 5-të të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna” u asgjësuan 357 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në terren malor, në Lekbibaj të Tropojës. Përgjegjësi i shërbimit pyjor të kësaj zone, me iniciale Gj. P., është në ndjekje penale për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, duke përdorur edhe dronë, për kontrollin e zonave malore, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.
Top Channel