Në “luftë” për të mbrojtur shtëpitë! Banorët e fshatit Risili dhe Çeprat në Fier rrezikohen nga flakët: Mungon uji

25/07/2023 19:37

Dy vatra zjarresh janë aktivizuar duke rrezikuar së tepërmi fshatin Risili dhe fshatin Çeprat në Fier.

Zjarri i ndihmuar nga era dhe po përhapet me shpejtësi, duke rrezikuar banesa në fshatin Çeprat. Ndërkohë, në Risili ka sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve në rrugën kryesore, pasi flakët kanë arritur në anë të rrugës.

Për Top Channel, një banor vendas është shprehur se po iu rrezikohet jeta nga flakët.

“Ne rrezikohemi, jemi nja 7-8 familje këtu. Ka ndërhyrje nga zjarrfikësja por prapë zjarri ka mbërritur deri këtu”- tha banori.

Ndërkaq, një tjetër banor i zonës theksoi se në zonë mungon edhe uji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA