Kujtojmë se Tottenham e mbylli garën në kampionat në vendin e tetë, renditja e tyre më e keqe prej sezonit 2008/2009, kur edhe në atë periudhë e mbyllën Premier League po në vendin e tetë.
Trajneri Antonio Conte nuk mundi të qëndronte më shumë se dy sezone tek Tottenham, teksa italiani u shkarkua për shkak rezultateve të dobta.
Sezoni 2022/2023 nisi me objektiva madhorë për Spurs-at, por diku nga mesi i sezonit rezultatet nisin të mungonin dhe skuadra humbi shumë terren me ekipet kryesuese të kampionatit duke e bërë të pamundur misionin e Contes.
Së fundmi, është mbrojtësi Christian Romero i cili zbulon se rezultatet negative vinin edhe si pasojë e përçarjes së skuadrës duke qenë se jo të gjithë lojtarët ishin dakord me metodat e Antonio Contes. Argjentinasi theksoi se pasi u kthye nga Kupa e Botës në Katar, gjeti një atmosferë shumë negative në dhomat e zhveshjes.
“Fitova Kupën e Botës me Argjentinën dhe u riktheva te Tottenham. Por, aty ambienti kishte ndryshuar shumë, gjeta një skuadër të përçarë. Pashë që grupi i futbollistëve nuk ishte më dakord me stafin teknik. Fitonim një ndeshje dhe humbisnim dy të tjera.
Bëhet shumë e vështirë kur skuadra është e përçarë dhe trajneri me lojtarët nuk ecin në të njëjtin drejtim. Por, unë jam i pari që mbaj përgjegjësi për atmosferën e krijuar dhe për rezultatet e dobta. Nuk jam aspak i kënaqur me mënyrën si e mbyllëm sezonin dhe tani jam gati t’ia shpërblej besimin klubit”, u shpreh Romero.
Kujtojmë se Tottenham e mbylli garën në kampionat në vendin e tetë, renditja e tyre më e keqe prej sezonit 2008/2009, kur edhe në atë periudhë e mbyllën Premier League po në vendin e tetë.
Top Channel