Gruaja merr me qera gjarprin helmues për të vrarë të dashurin, e frymëzuar nga seriali televiziv i krimit (fotot)

25/07/2023 17:04

Mahi Arya kishte shkuar në arrati pasi akuzohej se ka vrarë të dashurin e saj biznesmen Ankit Chauhan, teksa mediat indiane thonë se donte të niste një jetë të re me një burrë tjetër.

Ajo u arrestua pasi pajtoi një trajnues gjarpërinjsh për të vrarë partnerin e saj, pasi ishte frymëzuar nga një serial televiziv krimi ne Indi.

Arya fillimisht u largua pas akuzave të vrasjes së Ankit Chauhan, teksa kishte tentuar për dy muaj ta bënte të kafshohej nga gjarpri, pasi ishte frymëzuar nga dokumentari televiziv i krimit  ‘Crime Patrol’.

Mahi, e njohur gjithashtu si ‘Dolly’, ka bashkëpunuar për vrasjen me të dashurin e saj të fshehtë Deep Kandpal dhe shërbëtorin e saj për realizimin e sulmit.

Ajo besohet se ka pajtuar një stërvitës gjarpërinjsh duke e paguar 10,000 rupi indiane – rreth 120 dollarë, para se ta ftonte viktimën në shtëpinë e saj në Haldwani, në rajonin indian të Uttarakhand, të premten më 14 korrik.

32-vjeçari rrjedhimisht ishte kafshuar nga kobra në të dy këmbët e tij dhe kishte humbur ndjenjat. Ai më pas ishte tërhequr në rrugë dhe hedhur disa rrugina më larg, ku ishte lënë duke besuar se kishte vdekur.

Një ditë më vonë ai ishte gjetur nga një biznesmen dhe plagët në këmbët e tij u diagnostikuan si asfiksi, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Motra e tij Isha Chauhan, kishte njoftuar policinë dhe analizat mjeko-ligjore zbuluan se kishte vdekur nga kafshimet fatale të gjarprit. Policia vendase tha se ka ofruar një shpërblim prej $500 për zbulimin e autorëve.

Ndërkohë ata kanë arrestuar Mahi, të dashurin e saj dhe stërvitësin e gjarprinjve që realizoi vrasjen, thonë mediat indiane.

FOTO GALERI
1/3
Mahi Arya u arrestua pasi pajtoi një trajnues gjarpërinjsh për të vrarë partnerin e saj, pasi ishte frymëzuar nga një serial televiziv krimi ne Indi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA