Dy të rinj janë arrestuar pasi u shisnin kanabis në Durrës, në zonën e quajtur “Vollga”.
Rolando Shala theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. 26-vjeçari akuzohej për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Ai bashkëpunonte me Eduard Kullesin i cili siguronte doza të lëndës narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit Kullesi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza.
Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel