Një 29-vjeçar në Tiranë është arrestuar për dhunë në familje.

Në pranga ka rënë E. P., 29 vjeç, i cili ka dhunuar motrën e tij dhe më pas ka dëmtuar orenditë në banesë.

Gjatë shoqërimit në komisariatin numër 2 në Tiranë, i riu ka dëmtuar edhe kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA