Një 40-vjeçar ka humbur jetën në një aksident orët e vona të së martës në Fier.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 21:50 në aksin rrugor “Fier-Patos”. 43-vjeçari Bledar Balla ka humbur drejtimin e motomjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë në spital, pasagjeri, 40-vjeçari Elton Bardhi. Ndërsa shoferi është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet se përse 43-vjeçari humbi kontrollin e mjetit, ndërsa pritet ekspertiza e grupit hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA