Në ditën e  dytë të zjarrit në zonën e mbetjeve urbane të qytetit, po punohet me mjete të ushtrisë me ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve.

Një helikopter po vijon të hedhë ujë në vatrat e zjarrit, duke shuar flakët pjesërisht.

Ndërkohë 8 mjete të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në orët e para të ditës së bashku me zjarrfikësit por dhe bashkinë e Vlorës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Zjarri i nisur që prej ditës së djeshme ka rrezikuar banesat ndërsa fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë edhe më parë nga flakët. Shkaqet nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA