Zjarret në Greqi/ Ambasada shqiptare i vjen në ndihmë shtetasve: Jemi në dispozicion të njerëzve në nevojë
24/07/2023 15:03
Ambasada shqiptare në Athinë vihet në dispozicion, për evakuimin e shtetasve shqiptarë që janë në rrezik në ishullin e Rodhos, por edhe në gjithë territorin e vendit.
Me qëllim koordinimin sa më të mirë të punës, procesin e udhëheq zyra e krizave në ministrinë e jashtme greke.
Për çdo informacion të nevojshëm, ambasada shqiptare në Athinë mbetet në dispozicion të personave në nevojë
Top Channel