Fshati Peshtan në Fier dhe fusha e mbetjeve urbane në Vlorë prej shumë orësh po përballen me zjarre masive,ku po punohet ende për izolimin e flakëve.
Shkak i përhapjes së flakëve është bërë edhe era. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se 42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.
“42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë”, ka shkruar Peleshi në Facebook.
Top Channel