Emigrantët e “Gjadrit”, Meloni takim me ministrat: Kasacioni na dha neve të drejtë!
23/12 14:22
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka thënë BE-së se ndalimi i vazhdueshëm i eksporteve të grurit përmes bllokut do të ishte “i papranueshëm”.
Ndalimi aktualisht skadon më 15 shtator.
“Pozicioni ynë është i qartë: bllokimi i eksporteve (ukrainas) me rrugë tokësore pas 15 shtatorit, kur skadon kufizimet përkatëse, është i papranueshëm në çdo formë,” tha ai në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Disa vende janë të shqetësuara se importimi i grurit nga Ukraina ul çmimet për fermerët e tyre. Nga ana tjetër, Rusia i ka dhënë fund një marrëveshjeje me Ukrainën që i lejon vendit të eksportojë burimin në mënyrë të sigurt.
Top Channel