Zâ Festi jehoi edhe në edicionin e tij të 7-të në Shkodër.

Festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit, u zhvillua për tre netë me radhë, duke nisur nga oborri i Kullës se Sahati të Inglizit, për të përfunduar në kalanë Rozafa, me këngëtarë me famë botërore deri tek të ftuarit special.

“Pak e dinë jo të gjithë që jam nip shkodre,  djali i këtij qyteti prandaj është kënaqësi shumë e madhe që jam këtu me ju. Pa ditur ku kemi qenë e ku kemi patur të mirat e të gabuarat tona nuk do të dimë të ndërtojmë të nesërmen”- tha Marin Mema, gazetar

“Është shumë e bukur e sidomos ky vendi. Jam pa fjalë. Është gjithçka fantastike. E njoh Vlashentin prej shume vitesh dhe me ka folur gjithmonë për vendin e tij. Tani jam e lumtur që e dëgjova dhe erdha për të zbuluar Shqipërine e tij,e cila është e mrekullueshme.”- tha Isabeal Sorling, këngëtare.

“Për mua është hera e parë në Shqipëri dhe duhet të them që ky vend, Shkodra është e mrekullueshme dhe kjo skenë një magji e vërtetë. Vlashenti më kontaktoi dhe krijuam lidhjet menjëherë, një kimi që dukej se njiheshim prej kohësh. Mund të them që është nisja e një miqësie. Përgjigjia e publikut sonte ishte fantastike dhe të shohësh që njerëz që nuk flasin gjuhën tende por këndojne me ty, është fantastike. Një eksperiencë që dua ta përsëris.”-tha Davide Shorty, këngetar.

Krijuesi i ZAFEST, Vlashen Sata, thotë se edhe këtë edicion, ky festival ia arriti qëllimit.

“Shumë përpjekje që t’ja dilnim dhe jam shumë i lumtur e më vjen shumë mirë që kemi arrit rezultatin. Është dëshira me mbajt nivelin, të ruajmë të mirën e të bukurë  dhe më vjen mirë që njerëzit e kanë shijuar e përqafuar dhe i ka bërë mirë atyre dhe neve”- tha Vlashent Sata

ZAFEST, erdhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkimit Europian dhe ambasadës Franceze, Italiane dhe Suedeze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA