UEFA ndan vazot e turit të tretë, Partizani mund të sfidojë Ballkanin ose Strugën

24/07/2023 10:49

Sot në orën 14:00 në Nion të Zvicrës, goglat do të përcaktojnë dhe çiftet e raundit të tretë në Conference League.

Skuadrat shqiptare do të njihen me kundërshtarët e mundshëm që mund të kenë në raundin e tretë. Nëse arrijnë që të bëjnë mirë në sfidat që kanë në horizont.

Mëngjesin e kësaj së hënë, UEFA ka bërë dhe ndarjen e vazove, që tregon kundërshtarët e mundshëm të shtatë skuadrave shqiptare.

Kështu, Partizani (që është në vazon e parë) nëse arrin që të kalojë Atletic Club d’Escaldes mund të ndeshet me Strugën ose Ballkanin. Për shkak se kampionët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut ndodhen në vazon e dytë në Champions Path. Ndryshe ekipet e ardhura nga Championsi.

Në anën tjetër, Tirana. Nëse bardheblutë kalojnë Besiktasin mund të përballen me Hajdukun e Splitit. Ose me skuadrën që kualifikohet nga çiftet: Zeljeznicar-Neftçi, Sutjeska-Santa Coloma apo Balzan-Neman Grodno.

Drita, Shkupi dhe Dukagjini, nëse bëjnë detyrën ndaj kundërshtarëve respektivë në turin e dytë, nuk i pret një short i lehtë dhe në fazën tjetër.

Kundërshtarët e mundshëm të Shkupit

Kundërshtarët e mundshëm të Dukagjinit

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës

/Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA