SPAK me dorë të hekurt/ Kërkon konfiskimin e mbi 30 pasurive, të trafikantit Anton Gjinaj dhe 3 të dënuarve nga Belgjika

24/07/2023 12:58

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kërkuar konfiskimin e 30 pasurive që i përkasin trafikantëve të drogës të dënuar nga Spanja dhe nga Belgjika.

SPAK kërkon konfiskimin e katër apartamenteve të vëllezërve Bardhok Shota dhe Kastriot Shota nga Fushë Kruja. Një pasuri e paluajtshme me sipërfaqe ndërtimi 648.7 m² në pronësi të babait të tij, si dhe tre apartamentë po në pronësi të babait të tyre Gj.Shota. Këtij të fundit i është sekuestruar edhe një motomjet.

Dy vëllezërit janë hetuar dhe janë dënuar në Belgjikë në vitin 2015 për vepra penale të ndryshme, si dhe për pjesëmarrje në grup kriminal droge. Gjatë 2020-2021 ata janë hetuar për grup të strukturuar kriminal, pasi janë marrë me drogë gjatë përiudhës qershor-korrik 2020, si dhe nga autoritetet ligjzbatuese belge janë zbuluar disa plantacione me kanabis në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp. Hetimet pasurore në lidhje me këtë proçedim pasuror janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm.

SPAK kërkon edhe konfiskimin e pasurive të trafikanit Anton (Pashuk) Gjinaj (Gjini) dhe personave të lidhur me të si kompani dhe apartamente. Konkretisht atij i sekuestrohet kompania “Alesio-2014 shpl”, kompania “DEIZI – M”, kompania  “POLYSTYRENE (EPS) MANUFACTURER”,  “FORALB ALABASTER” “XYZ 08” “GARDEN RESIDENCE TURDIU”. SPAK kërkon konfiskimin e e dhjetë tokave truall e arë,  dy ndërtesa dhe 4 automjete luksoze.

Pashuk Gjini është dënuar në Spanjë me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në vitin 2006 në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit kriminal, shtetasit Eduart Shehi, Matijas Fernadez, Maxim Antonov, Roy Evans, Edëin Dubbelman, Pieter Cornels dhe persona te tjerë të paidentifikuar, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’’, me një vlerë tregu prej 1 941 623 Euro. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), i biri i Ndue dhe i Prendë, i datëlindjes 08.04.1966, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, identifikuar me numër personal ID G60408041I dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

SPAK kërkon edhe konfiskimin e pasurive të Veip Ormënaj dhe personave të lidhur me të. Konkretisht, një sipërfaqe toke në Orkikum, 8 apartamente si dhe dy depozita 190.013.78 dhe 68. 987.00   Eurosh.

Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë për veprat penale të “Trafikim i substanacave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”,  Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Veip Ormënaj, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.

Hetimet pasurore në lidhje me këtë procedim pasuror janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA