Është vënë nën kontroll zjarri në Peshtan të Fierit.

Katër automjete zjarrfikëse kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, dukë shpëtuar nga zjarri disa banesa.

Prej mbrëmjes së djeshme zjarri është shuar dhe vëne nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit e Roskovecit dhe ndërhyrjes nga ajri te helikopterit. Pasditja e djeshme ka qenë edhe situata me kritike nga zjarri pasi u rindez dhe doli jashtë kontrollit duke shkuar në afërsi të rrugës rurale Fier-Cakran.

Nisur nga kjo situatë dhe terreni i vështirë që bëri të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse,u kërkua ndihma dhe ndërhyrja e helikopterit që pas një operacioni prej mbi një ore e gjysmë ka arritur të ndalojë përhapjen e flakëve në masivet me ullinj.

Gjatë pasdites së djeshme ka zbritur në terren nga ka inspektuar situatën edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili është shprehur se për zjarrvënësit do të ketë ndëshkim sipas ligjit. Pas zjarrit që përfshiu masivin pyjor me pisha në Peshtan të Fierit organet e drejtësisë dhe policia kanë zbuluar dhe kane bërë arrestimin e një 28-vjeçari si shkaktarin e zjarrvënies.

Duke ju referuar informacioneve të marra nga drejtuesi i zjarrfikësve të Fierit Zija Hyka pas 3 ditësh në lufte me flaket dëmi i shkaktuar në këtë zone shkon në 30 Ha, kryesisht pyll pish dhe dushk. Në masivin pyjor në Peshtan kanë shkuar sot rreth 40 forca të ushtrisë, 30 forca zjarrfikëse si dhe 3 mjete që po monitorojnë situatën në të gjithë vijën e zjarrit.

Sipas drejtuesit të zjarrfikësve ditën e sotme po behët e mundur shuarja e vatrave të zjarrit të vogla në dukje por që mund të riaktivizohen nga temperaturat e larta dhe nga era.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA