Rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë, shpëtohet 5-vjeçari në Lushnjë
24/07/2023 14:37
Një 5-vjeçar në Lushnjë është shpëtuar mrekullisht nga një ngjarje që mund të kishte pasoja fatalë.
Pas telefonatës nga një qytetar, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.
Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.
Top Channel