Sipas “Sky Sports”, PSG e ka pranuar propozimin e pazakontë dhe absolutisht për rekord nga Al Hilal, për kartonin e Kylian Mbappésë.
Bëhet fjalë për 300 milionë euro, shifër që tejkalon 222 milionët e paguara nga parizienët te Barcelona në 2017 për Neymarin!
Tani mbetet për të bindur sulmuesin francez, i cili është në mosmarrëveshje me PSG-në dhe u përjashtua nga turi aziatik. Por, duke gjykuar nga vlerat e propozimit, kjo nuk do të jetë e vështirë, sepse, sipas “L’Équipe”, Al Hilal që ka siguruar edhe emra të tjerë të rëndësishëm si Rúben Neves, Sergej Milinkovic-Savic dhe Kalidou Koulibaly për sezonin e ri, ka vënë në tryezë një propozim prej 700 milionë eurosh në vit, ku përfshihet paga dhe marrëveshjet tregtare.
700 milionë euro në vit ose 58,3 milionë euro në muaj, 13,3 milionë euro në javë, 1,9 milionë euro në ditë, 79 mijë euro në orë dhe 1,300 euro në minutë…
Top Channel