Gjykata e Korçës lë në burg tre anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që prodhonin pasaporta dhe dokumente false.

Pas njohjes me masën e sigurisë arrest në burg të caktuar nga gjykata për Thanas Sholla dhe Besnik Dine, të njëjtën mase sigurie gjykata ka caktuar edhe për bashkëpunëtorin tjetër Artur Rakip,i cili u arrestua në flagrancë pasi kishte përshtatur një ambient të shtëpisë si laborator.

Në momentin e arrestimit, policia sekuestroi 119 pasaporta të vendeve të ndryshme të botës dhe dokumenta të tjera si patenta, diploma dhe karta identiteti që i dispononin 3 personat ndërsa në këmbim të prodhimit të tyre ata merrnin shuma nga 300- 10 000 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA