Po eksploronte zonat malore dhe u rrëzua me motoçikletë, shpëtohet turisti austriak në Selishtë të Dibrës

24/07/2023 11:20

Banorët e zonës dhe policia i kanë ardhur në ndihmë një turisti austriak që ishte rrëzuar duke drejtuar motoçikletën dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit në një zonë malore në Dibër.

Një banor i fshatit Lukan, i ka kërkuar ndihmën e Policisë, për një turist austriak që ishte rrëzuar me motoçikletë, duke eksploruar zonën malore të këtij fshati, në njësinë administrative Selishtë, bashkia Dibër, dhe kishte vështirësi për të lëvizur.

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë transportuar shtetasin austriak nga terreni malor ku ishte rrëzuar deri në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë. Turisti mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

Turisti austriak ka falënderuar banorët e zonës dhe shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën që i dhanë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA