Socialistët mundën të triumfojnë bindshëm e më një rezultat të thellë edhe në përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë Rrogozhinë.

Pas disa orësh numërim ku nuk mungoi edhe ndërprerja për një votë të kontestuar, Edison Memolla u shpall fitues me një diferencë prej  1752 votash, ndryshe nga ajo e 14 majit kur fitoi me 20 vota plus.

Në këtë garë të ripërsëritur me vendim të Kolegjit Zgjedhor Edison Memolla i PS mori 6, 658 vota ndërsa Shkëlqim Hoxha i Koalicionit Bashkë fitojmë 4.906 vota. Në këto votime kandidati socialist arfriti të fitoje edhe në ato fshatra ku më parë kishte humbur dhe ku të majtët nuk kishin fituar asnjëhertë në 32 vite.

Humbësi i këtyre zgjedhjeve Shkëlqim Hoxha, është mjaftuar me një shtrëngim duarsh me fituesin socialist, duke mos bërë asnjë koment për këtë humbje të dytë pas asaj të 14 majit.

Fituesi Edison Memolla në deklarimin e parë pas shpalljes fitues, tregoi planet dhe prioritetet e drejtimit katër vjeçar të bashkisë Rrogozhinë.

Kam një falënderim për popullin e Rrogozhinës të majtë e të djathtë që më besuan, Ju jam mirënjohës atyre për të gjithë mbështetjen, të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe familjarët e mi. Surpriza nuk kishte ne morëm mesazhin e 14 majit, për defektet që kishim dhe tani mësuam nga gabimet dhe në këto 2 muaj punuam fort. Kishim mundësi të rikuperonim dhe të kërkonim ndjesë. Rezultati tregoi që ja dolëm. Kjo tregon që programi ynë ka qe ë më i mirë se programi i atij tjetrit. Gjatë kësaj kohe ka qenë një fushatë shtëpi më shtëpi, ka qenë kjo gjë që ne na kanë ndikuar. Kanë qenë dy muaj punë intensive duke kërkuar dorën e bashkëpunimit për ta kthyer në punë. Zotimi im më i madh kthimi i Rrogozhinës në një qytet elitar. ”- tha Memolla.

Kjo bashki, shkoi në përsëritje të votimit të dielën, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, pasi gjeti me shkelje votimin e 14 majit, në kutinë e burgut të Rrogozhinës, në të cilin nuk o votua gjatë ri-përsëritjes të zgjedhjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA